Apolonia me humbjen në Ballsh dukets e ka humbur goxha terren për mbijetesën. Por, është trajneri Kamarata, ai që nuk dorëzohet, madje edhe në mbledhjen e radhës që ka pasur pas sfidës në ballsh ka karikuar djemtë e tij.

Apolonia luan nesër me Kastriotin në shtëpi. Sfida e orës 13:00 vlen për javën e 30-të të Superligës, me skuadrat që luftojnë për zonën e mbijetesës. Me një këmbë në Kategorinë e Parë, vendasit e Kamaratës do kenë mungesën e Redon Mihanës.

Apolonia pritet që të respektojë kampionatin, madje drejtuesit kanë bërë me dije se edhe nëse bien nuk do të hapin rrugë por do të luajnë ndershëm…