Fierakët kanë zhvilluar një sezon për t’u harruar, edhe pse duhet thënë se në pjesën e dytë të garës e rritën ritmin, e madje nxorën në pah lojëra të bukura dhe disa lojtarë të talentuar.
Statistikat nuk janë me të besuarit e Kamaratës, teksa në të gjitha ndeshjet e luajtura jashtë “Loni Papuçiu”, nuk është marrë asnjë fitore. Rekord negativ ky, jo vetëm për Apoloninë këtë sezon, por edhe në futbollin shqiptar, që me shumë mundësi do mbahet mend gjatë.
Rrallë ka pasur një skuadër që në një sezon në Superiore të mos ketë marrë asnjë fitore jashtë fushës…
Apolonia do rikthehet edhe një herë në Kategorinë e Parë, për t’u përpjekur që të bëjë më të mirën dhe pse jo, të bëhet më e fortë për Superioren. Pas 36 ndeshjesh, ekipi ka grumbulluar vetëm 21 pikë.