I kanë mjaftuar vetëm dy ndeshje në kampionat me Vllazninë dhe ai menjëherë ka shënuar. Silvio Zogaj, 21 vjeçari lezhjan i rritur në Akademinë kuqeblu, pas një “shtegtimi” dyvjeçar në Gjirokastër dhe Laç, është rikthyer sërish në Shkodër.

Aty ku ka marrë besimin e trajnerit Lika dhe po ia shpërblen. Sot ai ka dhënë një intervistë për mediat duke iu përgjigjur pyetjeve të bëra:

– Ç’ndjesi te la goli i pare me Vllaznine?

– Ishte nje ndjesi e mrekullueshme sepse ishte goli i pare me Vllaznine dhe erdhi ne nje ndeshje delikate ne transferte, u ndjeva sikur u lirova.

– E prisje nje gol te tille kaq shpejt, ne vetem dy ndeshje?

– Qellimi im eshte qe te shenoj çdo ndeshje dhe te jap top per gol sepse ajo eshte detyra ime. Golin ne Burrel ne fakt e kisha parandjere.

– Me shume rendesi kishte goli ngaqe ndihmoi per fitoren e Vllaznise?

– Normalisht goli merr rendesi kur ekipi arrin 3 piket dhe jam shume i lumtur qe kontribuova ne arritjen e objektivit tone. Shpresoj ta ndihmoj ekipin ndeshje pas ndeshjet.

– Kujt ia dedikon kete gol te pare?

– Golin e pare dua t’ia dedikoj gjyshit tim i cili nuk jeton me, por ishte i vetmi nga familjaret qe me ka ndjekur ne çdo ndeshje kur isha i vogel dhe i vetmi qe ka patur deshiren qe une te vazhdoja futbollin.

– Ne ndryshim nga eksperiencat me Luftetarin dhe Laçin, ku ndryshon kjo me Vllaznine?

– Ne çdo ekip qe kam qene objektivat kane qene madhore dhe kemi punuar shume per t’i arritur. Ashtu si tek çdo ekip edhe te Vllaznia do marr pergjegjesite e mia per te arritur objektivin, por di te them qe fanella e Vllaznise eshte shume e rende.

-Jeni rritur tek Akademia Vllaznia. I kenaqur qe u rikthyet serish aty?

– Jam shume krenar qe jam rritur ne Akademine me te mire ne Shqiperi dhe jam shume i lumtur qe realizova nje nga endrrat e mia te femijerise , te luaj per ekipin e pare te Vllaznise.

– Cili eshte objektivi yt per me tej?

– Objektivi kolektiv eshte te fitohet ndeshja e rradhes dhe ne fund te cojme Vllaznine ne Superiore, ndersa objektivi personal eshte te shenoj sa me shume gola dhe te jap sa me shume asist per te ndihmuar ekipin.
© shkodrasport.com