Apolonia ka menduar që të forcojë skuadrën dhe është duke negociuar me lojtarë të Superiores, por edhe të huaj. Fierakët duan që të mbijetojnë në elitë dhe janë në lojë sidomos pas fitores me krutanët, por skuadra ka nevojë për ndërhyrje në çdo repart…

Në Fier kanë edhe dy dëshira në këtë merkato dhe bëhet fjalë për shkodranin e mirënjohur, Gilman Lika, i cili është pa skuadër, i tentuar edhe në fillim të sezonit; ish-sulmuesi i Apolonisë, Andi Ribaj.

Megjithate sa i takon Likes e veshtire qe ish- kapiteni i Vllaznise te shkoje ne Fier sepse e ka deklaruar edhe me perpara qe nuk do te sakrifikoje te shkoje ne nje ekip per nje kontrate jo te mire financiare.

Te mos harrojme se Apolonia eshte nga ato ekipe qe i ka kontratat e lojtareve te uleta dhe per kete arsye ajo nuk preferohet nga lojtaret cilesore.

Mungesa e përvojës në ekipin e 2020-ës ka bërë që drejtuesit fierakë tani të kërkojnë lojtarë me eksperiencë. Deri më tani janë larguar zyrtarisht nga Fier, Ndraxhi, Bumbar si dhe sulmuesi Artur Bernard…