Rihapet gara per titullin kampion ne Superlige. Fitorja e sotme e Kukesit dhe barazimi i Partizanit e kane ngushtuar ne vetem tre pike diferencen mes tyre.

Luftëtari ka arritur të ndalë Partizanin në një barazim 1-1 në Gjirokastër, duke e mbyllur vitin 2018 me një pikë mjaft të rëndësishme.

Golat e shënuar nga Mala dhe Ymerajn, kanë mjaftuar për të përcaktuar rezultatin e ndeshjes.

Pjesa e dytë ka qenë mjaft e tensionuar duke qenë se të dyja skuadrat kanë kërkuar golin me ngulm, pa arritur ta gjejnë. Alban Hoxha dhe Ramadani janë larguar në drejtim të spitalit me anë të ambulancës.

Nderkohe

Kukësi ka bërë detyrën në ndeshjen me Kastriotin, duke fituar pastër, 2-0. Limaj dhe Rexhinaldo janë autorët e golave për skuadrën e Cungut, që nuk ka derdhur shumë djersë për këtë fitore të fundit të 2018-ës, edhe pse kishte disa mungesa titullarësh.

Kastrioti është përpjekur shumë për golin e nderit, por pa mundur ta realizojë duke i veshtiresuar gjithnje e me shume pozitat e veta ne renditje.