Mbrojtësi i Barcelona-s, Ronald Araujo, foli për programin Jijantes për të ardhmen e katalanasve, por edhe për mënyrën se si është rritur që kur Xavi është trajner. Duke e improvizuar veten si njeri i merkatos, mbrojtësi tha:

“Nëse do të isha në vend të Alemany (drejtori sportiv i klubit spanjoll), do të merrja Bentancur-in dhe Messi-n”, ka thënë me bindje mbrojtësi uruguaian.

“Është e qartë se Leo është një lojtar që të gjithë e duan në skuadër, ai do të ishte diçka e jashtëzakonshme, diçka e veçantë, nuk e di se si do të shkojnë gjërat, por padyshim që ne do të na pëlqente shumë”.

Araujo ka folur edhe për veten dhe përmirësimin që ka pasur nën drejtimin e Xavi-t, veçanërisht për sa i takon aftësive të tij për të ecur me topin në këmbë:

“Kur mbërrita te skuadra e dytë e Barçës, topi erdhi drejt meje dhe nuk dija çfarë të bëja. Shpesh isha vetëm pas stërvitjes, vija pasdite për të marrë topin dhe për të stërvitur.

“Unë i jam përkushtuar pasimit dhe kontrollit të topit për t’u përmirësuar. Kjo më ka lejuar të fitoj shumë më shumë besim, dhe tani me ardhjen e Xavi-t ndihem si një lojtar tjetër me topin, marr vendime të mira dhe është e rëndësishme për ekipin”, tha Araujo.