Álvaro Arbeloa doli në konferencë për shtyp në “Allianz” para përballjes me Bayernin. Trajneri i Real Madridit nuk zbuloi zëvendësuesin e Tchouaméni, por theksoi se e ka vendosur formacionin dhe se nuk nevojitet mrekulli për gjysmëfinalen.
Ndeshja e sotme – “Kemi shumë dëshirë. Jemi të bindur se mund ta bëjmë përmbysjen dhe jemi gati për një ndeshje të madhe”.
Përmbysja – “Nëse ka një ekip që beson te përmbysja, jemi ne. Do të kemi më shumë lojtarë në dispozicion se në ndeshjen e parë. Askush nuk e di rezultatin, por do ta nderojmë stemën tonë”.
Pa Tchouaméni – “Kemi shumë opsione: Camavinga, Thiago, Valverde… Jam shumë i qetë. E di formacionin dhe kam besim, edhe te ata që hyjnë nga stoli”.
Për Bayernin – “Nuk e di nëse është finale e parakohshme, duhet të fokusohemi te vetja”.
Mrekullia – “Nuk shoh që duhet mrekulli. Po të kishim fituar herën e parë nuk do ishte çmenduri. Portieri i tyre ishte MVP dhe ne mund ta bëjmë përmbysjen”.
Ndeshja jashtë fushe – “Është një sfidë tjetër. Historia e Real Madridit është ndërtuar mbi të pamundurën”.
Historia – “Nuk di sa ekipe e kanë fituar 15 herë Champions League. Të gjithë besojnë, do të japim maksimumin”.


