Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArbër Hoxha: Futbollistit i duhet përkrahja e trajnerit, shihemi në… nëntor

Arbër Hoxha: Futbollistit i duhet përkrahja e trajnerit, shihemi në… nëntor

Arbër Hoxha realizoi një gol fantastik në miqësoren ndaj Jordanisë që u mbyll me shifrat 4 me 2. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, futbollisti që aktivizohet te Dinamo e Zagreb në Kroaci, u shpreh:

“Jam shumë i lumtur, ky ishte goli i parë. Besoj që shënova një gol shumë të mirë. Vazhdoi ecuria e mirë pas ndeshjes me Serbinë. Shihemi shumë shpejt në nëntor.

Sot ishte pak vështirë, sepse ata luanin me 5 dhe isha gjithmonë i dubluar. Ishte periudhë e vështirë vjet te klubi, çdo 2-3 muaj ndërroheshin trajnerët, ky trajneri i ri më ka dhënë besim. Futbollistit i duhet përkrahje për të arritur te golat dhe asistet”, u shpreh Arbër Hoxha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments