Arijan Ademi, kapiteni me origjinë shqiptare i Dinamo Zagreb është vendosur në shënjestrën e Fenerbahce, klubit turk ku aktivizohet shtatëlarti i Kosovës, Vedat Muriqi.

Mediat kroate shkruajnë se ish-tekniku i Dinamos, Nenad Bjelica shihet si kandidati potencial për të drejtuar gjigantët e Turqisë, ndërsa dëshiron të afrojë katër lojtarë te ekipi i ri, mes tyre edhe Ademi.

Duket e vështirë që lojtari me origjinë shqiptare të largohet nga kryeqyteti kroat, pas tetë viteve të kaluara atje si dhe po aq kampionateve të fituar.

Ademi është një nga pikat kyçe të Dinamos, ndërsa ka përfaqësuar klubin edhe në kompeticionet europiane./newsport/