Sipas asaj që ka mësuar “Telegraph”, edhe pse qeveria britanike ka dhënë më në fund “Ok” për rifillimin e ftubollit nga data 1 qershor dhe mendohet se Premier League mund të rinisë më 12, sipas “Project Restart”, ka ende 8 klube që mund të hedhin në erë gjithçka.

Dyshimet kryesore të këtyre klubeve, ku përfshihen edhe Aston Villa, Watord dhe Brighton, kanë të bëjnë me rreziqet e infektimit, teksa të luhet në fusha neutral do ta kompromentonte komplet sezonin.

Votimi parashikohet të hënën tjetër dhe nëse do të vazhdohej te kjo linjë, atëherë rrezikohet seriozisht Premier League.

Klubet e medha megjithate duan qe gara te vazhdoje dhe per kete arsye, mendohet te kete nje diskutim shume te forte ne mes gjithe atyre, para se te merret vendimi perfundimtar per çeshtjen e fillimit te kampionatit.