Vllaznia nuk arriti të fitonte dje në transfertë kundër Siroki Brijeg, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Conference League. Shkodranët u mposhtën 3-1, ndërsa vendimet e gjyqtarit kryesor janë bërë objekt diskutimesh në vendin tonë.

14 kartona të verdhë të akorduar në dëm të Vllaznisë si dhe dy të kuq për Krymin dhe trajnerin Thomas Brdariç. Një sfidë, ku dukshëm shihej tendenca arbitrare për të dëmtuar skuadrën shkodrane.

Kjo gje i ka perzitur te gjithe ne kampin kuqeblu dhe kjo reflektohej lehte tek pjetsaret e tij. Për këtë mjeku i skuadrës, Ilirjan Haxhaja shkruan:

“Po pushoj pak tani në tokë se nxehtë dhe jam pa gjumë nga mërzia e këtij hajvani arbitër. Ishalla ky tjetri që do të na vijë mos të jetë si i djeshmi. Arbitër ordiner”.