Kanë nisur ditën e sotme kampionatet e kategorisë së parë për moshat U14 dhe U15 në të cilat marrin pjesë edhe ekipet e “Atletik Klub Shkodra”. Në kuadrin e ndeshjeve të javës së parë, ato kanë udhëtuar drejt Fierit për t’u ndeshur me ekipet respektive të FC Apollo 2016.

Sa i takon ndeshjes së 15 vjeçarëve, fierakët kanë fituar me rezultatin 2-0 ndaj ekipit shkodran të drejtuar nga trajneri Saimir Kaloshi. Të dy golat e ndeshjes janë shënuar që në pjesën e parë dhe në të dytën, pavarësisht përpjekjeve të shkodranëve, ato nuk kanë arritur dot të shënojnë dhe për këtë arsye, gjithçka është mbyllur me fitoren 2-0 të vendasve.

Ndërkohë sa i takon ndeshjes së 14 vjeçarëve, edhe këtu Atletik nuk e nisi mirë ndeshjen duke pësuar shumë shpejt katër gola njëri pas tjetrit. Atletik u mundua të rihapte ndeshjen pas dy golave të shënuar nga Bashaj dhe Ymeraj por vetëm kaq sepse Apollo ka shënuar edhe dy gola të tjerë duke e mbullur ndeshjen me rezultatin e thellë 6-2.

Pavarësisht humbjeve të sotme, në ndeshjet e ardhshme me shumë siguri ekipet e Atletik do të dalin tek rezultatet pozitive sepse përgatitjen e bëra japin garanci për këtë./SHKODRA-SPORT.COM/


U15

FC Apollo 2016- Atletik Club 2-0

(Çepele ’26, Vlashi 37′)

Atletik Club: Lumçi, Abazi, Livalli, Plori, Bushati, Taflaj, Hasanaj, Papaj, Vuksani, Ademi, Kallajxhiu. Tr: Saimir Kaloshi

U14

FC APOLLO 2016- ATLETIK CLUB 6-2

(Vrenozi 14′, Shani ’25, Lika, ’28, Muçaj ’38, ’67, Shkrela ’68/ Nikolas Bashaj ’57, Elvis Ymeraj ’59)