Armand Duka dhe Gianni De Biasi janë takuar përsëri së bashku, kësaj here në Gjermani aty ku do të hidhet dhe shorti ditën e nesërme për raundin kualifikues të “Euro 2024”.

De Biasi do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët pasi ishte trajneri që bëri historinë duke kualifikuar Kombëtaren kuqezi në finalet e një kampionati europian.

Duka dhe De Biasi ka ndarë disa foto ku shihen teksa mbajnë në duar trofeun e “Euro 2024”. Duka në postimin e tij shkruan: “Me mikun tim të vjetër Gianni De Biasi. Dikur në një skuadër sonte “kundërshtar”.

Ditet e fundit nderkohe eshte folur edhe per nje rikthim te mundshem te De Biazit ne pankinen kuqezi, por ai vazhdon te jete ende nen kontrate me Federaten e Azerbajxhanit, te pakten deri ne muajin nentor.