Ne fund te ndeshjes se djeshme ka patur nje moment i cili ka bere pershtypje te keqe tek sportdashesit e pranishem ne fushen sportive “Reshit Rusi” gjate takimit Vllaznia- Dinamo.

Pas vershellimes se fundit te arbitrit Llapa qe sinjalizoi fundin e takimit, drejtues e futbolliste te Dinamos jane drejtuar drejt tij duke i kerkuar llogari per golin e Vllaznise qe sipas tyre kishte qene ne pozicion jashte loje.

Megjithate gjithçka eshte qetesuar por nderkohe prane arbitrave eshte afruar edhe trajneri i Vllaznise Hasan Lika qe i ka shtrire doren arbitrit kryesor si per ta falenderuar per gjykimin e tij ne kete ndeshje.

Arbitri ia la doren ne ajer trajnerit te ekipit shkodran duke mos pranuar t’ia shtrengoje dhe kjo ka sjelle irritimin e disa prej tifozeve te Vllaznise qe nuk arriten ta kuptojne nje veprim te tille te Likes qe po sillej krejt normalisht me te.

Pas ndeshje, tekniku i Vllaznise e ka sqaruar ne kete menyre kete moment: “Për sa i përket momentit në fund të takimit me gjyqtarin, dua të them se janë gjëra që ndodhin. Arbitri reagoi në mënyrën e tij.

Unë kërkova t’i jap dorën si në çdo fund takimi, ndërsa ai reagoi ndryshe. Këto janë gjëra që ngjasin”, tha Lika. Gjatë ndeshjes, tekniku i Vllaznisë e kritikoi në disa momente gjyqtarin vlonjat, që duket se nuk ia ka falur trajnerit Lika duke mos i dhënë dorën.