Ndeshja pothuajse nuk kishte filluar, tifozët nuk ishin ende ulur të gjithë në vendet e tyre, por ja që portieri i Konyasporit kishte hequr vetë dorezat, sepse e kishte kuptuar gafën e tij që meriton një Guinness.
Po flasim për portierin Serkan Kirintili, i cili në ndeshjen kundër Malatyaspor u dënua me kartonin e kuq vetëm pas 13 sekonda, një rekord për Super Ligën turke.
Shkaku? Kirintili neutralizon një top të rrezikshëm që po arrinte sulmuesin kundërshtar, vetëm se ndodhej disa metra jashtë zonës së tij të rreptësisë. Një vendim absurd, duke parë që në këtë rast me siguri nuk ka ndikuar… lodhja fizike./a2cnn/