Kastrioti do të përballet me Teutën në javën e 34-të të kampionatit shqiptarë, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00.

Një përballje mes dy skuadrave që kanë nga 43 pikë, ndërsa ndajnë vendin e 6 dhe 7 mes tyre.

Krutanët e Emiliano Çelës do të kërkojnë të rikthehen te fitorja pas 2 humbjeve rresht në kampionat, ndërsa këtë duhet ta bëjnë pikërisht ndaj durrsakëve të Renato Arapit.

Për këtë duel Çela nuk do të ketë në dispozicion të tij dy lojtarë titullarë, pasi Bedri Greca ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa Silvio Zogaj është i dëmtuar.