Arbitrimi në Shqipëri është një skandal më vehte me gjyqtarë që e njohin rregulloren vetëm pasi bëjnë “mekatin”. Si mund te vazhdohet me kete gjykim? Te tilla gjykime do te behen shkak per shume incidente te tjera duke llogaritur dhe veshtiresite qe paraqet ky sezon per shkak te formules së tij. Ne media te ndryshme, dalin drejtuesit e kolegjiumit te arbitrave dhe thone se po punojme ne presion. Në fakt mua më duket se kjo nuk qëndron. Po ne Shkoder dhe ne Tirane çfare presioni kane pasur këta gjyqtarë? Une mendoj se Federata duhet te nderhyjë pasi tensionet qe vijne qofte nga veshtiresite financiare dhe kaosit qe kane vete klubet me formulen e ketij sezoni, te mos i shtohen edhe arbitrimet e papergjegjshme te disa arbitrave ku me se shumti ata qe po gabojne jane te ashtuquajturit me “stemen e FIFA-s”. Cilido qofte denimi apo jo i arbitrit te ndeshjes Vllaznia -Flamurtari, me thoni çfare vlere do kete kur ai gol i anulluar pa të drejtë, do te ndikoje ndoshta ne rrjedhen e ketyre dy ndeshjeve ku per momentet qe kalon Vllaznia eshte shume i rendesishem nje kualifikim ne kupe. Falë këtij gabimi të gjyqtarit, ajo mund të mos kualifikohet në gjysmëfinale. A është e drejtë kjo? Kush mban përgjegjësi për këtë? Arbitrimet jane me dy standarte dhe gabimet po behen me shume ndaj atyre skuadrave qe konsiderohen te pambrojtura siç eshte Vllaznia apo ndonje ekip tjeter qe e shton edhe me shume dyshimin se po behen ne menyre te qellimshme. Eshte mire qe te nderhyhet sepse me kete nivel gjykimi do te jete shume vone dhe do te kemi probleme qe do te behen faktor i nxitjes se veprimeve te dhunshme ne fushat e futbollit. Nuk jam prej atyre qe dua te bej me faj vetem arbitrat ashtu siç jam kundra dhunes ndaj gjyqtareve dhe çdo lloj dhune qe shfaqet ne sport, por dua qe arbitrat te mos i hedhin “benzine zjarrit”.
Arbitrimi në Shqipëri, një skandal më vehte
Opinion nga Roland Çomo