Rikthimi i tij pas disa kohesh mungese, padyshim qe ka qene lajmi me i mire per ekipin e Ades ne gjysmen e pare te ketij sezoni. Sulmuesi Arbjas Hasani me t’u rikthyer ne fushe, eshte shfaqur menjehere si protagonist dhe me mire se kushdo tjeter, kete e tregojne shifrat.
Ka luajtur ne tete ndeshje gjate ketij kampionati dhe ka shenuar 5 gola per ekipin velipojak, duke e ndihmuar ate maksimalisht ne repartin ofensiv.
Por kjo paraqitje e mire e ketij 23 vjeçari ne ndeshjet e fundit te ketij viti, ka mjaftuar qe ne adrese te tij te vijne edhe ofertat e para.
Per kete arsye, nuk perjashtohet mundesia qe Hasani ne janar te nderroje ekip. Burime prane tij bejne te ditur se per momentin jane 2-3 ekipe qe kane shfaqur interes per te.
Njeri ekip qe deshiron ta kete ne rradhet e tij mesa duket eshte Veleçiku. Koplikasit kane patur shume probleme ne repartin e sulmit ne gjysmen e pare te kampionatit dhe kjo ka bere qe drejtuesit te kerkojne sulmues, e per kete arsye, Arbjas Hasani mund te jete nje alternative per te.
Por nga ana tjeter, edhe Ada veshtire se do ta lejoje te largohet kaq shpejt, ngaqe nje largim i mundshem i tij do t’i rihapte serish problemin e mungeses se golave per te. Gjithsesi, gjate merkatos se janarit duhet pare se çfare do te ndodhe me Arbjas Hasanin.
www.shkodrasport.com