Administratori që pritej nesër të merrte votbesimin e bordit të shoqërisë aksionere, sot pasdite ka deklaruar tërheqjen e tij nga posti I administratorit. Kësaj here duket se Grabova nuk e ka vetëm me bashkinë, por me presidentin Roberto Nava, I cili sipas Grabovës ka vonuar shumë gjërat, piërkisht që kanë të bëjnë me aspektin financiar. “Unë jam tërhequr dhe nuk pranoj që nesër emri im të jetë për administrator. Unë nuk do të pranoj që të jem administrator. Unë jam I ndershëm deri në fund dhe jam transparent për përgjegjësitë që do të marr. Unë sot kam patur një bisedë me Shtubinën. E para Shtubinës I kishin premtuar një pagesë prej 3500 eurosh.

Unë isha për t’I dhënë këtë pagesë Shtubinës e cila ishte premtuar. Prandaj I kërkova presidentit që ekipi të ishte në fazë përgatitore se është një ekip I madh. Nuk do të stërvitej në arat e Shkodrës. I kërkova që këtij djali t’i bënte të mundur kalimin e lëkëve pasi është familjar ai më tha se mund t’I drejtohej FIFA-s. Ai mund t’I drejtohet kujtdo por me lojtarët ka edhe një marëdhënie njerëzore. Ishte problem I garancisë pasi që nga dita e sotme duhet që të kalohej kjo garanci. Tjetra është se unë shkova në bankë dhe nuk gjeta lekët për shpenzimet që kanë bërë stafi dhe disa lojtarë për hotel dhe në një restorant. Unë nuk mund të vij në Shkodër dhe të mbaj përsipër shpenzimet e stafit dhe të tjerëve sepse në fund të fundit nuk ka pse një njeri të më kapë për gjoksi kur nuk I kam borxh.  Unë ndjehem shumë I ndershëm për të qene pjesë e atij grupimi që është aty, duke filluar që nga trajneri dhe të tjerë që nuk ka nevojë që të përmend emra.  Aty nuk shikoj gjëra transparente, prandaj jam tërhequr. Nuk e di sesi do të funksionojnë gjërat atyre, prandaj e theksoj jam tërhequr. Zvarrit sot e zvarrit nesër kjo nuk është që shkon. Unë nuk I kam asnjë shoku borxh. Unë e kam me Navën me të gjithë. Letrat duhet të ishin bërë shumë shpejt ekipi duhet të ishte në fazës, përforcimet duhet të kishin ardhur. Nuk mund të them nëse do të vijnë apo jo. Problem është që unë jam ky jam munduar me mish e me shpirt të gjithë shpenzimet kanë qenë të miat ato që janë borxh”-ka deklaruari Ardian Grabova, I cili nesër pritej që të ishte administratori I ri I Vllaznisë.

www.shkodrasport.com