Ndeshja Vllaznia – Craiova dhe sidomos minuta e 89-të e takimit nuk do harrohet kurrë për Rejan Alivoden. Kjo pasi 19-vjeçari bëri debutimin e tij në futbollin profesionist dhe po ashtu atë me ekipin e tij të zemrës.

Në një prononcim për “Shkodra Sport”, mesfushori shfaqet i emocionuar, ku thekson se kjo ishte një ëndërr e bërë realitet. Alivoda tha: “Nuk do e harroj këtë ndeshje dhe këtë debutim.

Ishte një ëndërr që tashmë mu realizua, të debutoj me Vllazninë. E për më tepër në një ndeshje europiane e në një stadium plot me tifozë. Ishte shumë emocionuese dhe falenderoj për besimin si stafin, por edhe tifozët e mrekullueshëm.

Kualifikimi ? Besoj se me këtë rezultat çdo gjë është e hapur. Tashmë çdo gjë do vendoset në javën tjetër dhe ne jemi gati për më të mirën tonë”.
Endri ÇINARI