Ne dy ditet e para te stervitjes, nuk kishte qene prezent dhe kjo ka shtuar dyshimet per nje largim te mundshem te tij. E kemi fjalen per sulmuesin anesor te Vllaznise Ardit Hoxhaj.
Golashenuesi me i mire i saj ne kampionatin e kaluar nderkohe eshte paraqitur sot tek ekipi dhe ka zhvilluar seancen e pare stervitore me te.
Ai mesohet se kishte kerkuar dy dite leje nga ana e stafit teknik per te mberritur me vonese ne Shkoder dhe tashme eshte gjithçka ok sepse sulmuesi vlonjat eshte ne dispozicion te trajnerit Brdariç.
I vetmi nga futbollistet me kontrate qe vazhdon te mungoje ne stervitje eshte braziliani Victor da Silva. Edhe ai eshte me leje ngaqe ndodhet me pushime jashte Shqiperise dhe pritet te rikthehet keto dy dite.
Kjo do te thote se bashke edhe me Dilaver, Krujen e Kalajen, reparti ofensiv i Vllaznise duke ok per ndeshjet europiane megjithate pritet te vijne edhe te tjere lojtare cilesore nga merkatoja.