Ditën e djeshme u luajt një nga ndeshjet e prapambetura të kampionatit të femrave. Ndeshja ishte mes Laçit dhe Kukësit, dy ekipe të përbëra nga vajzat shkodrane. Pavarësisht se tashmë përfaqësojnë ekipe të qyteteve të tjera, ato ngelin Atletik dhe Murlani për tifozët shkodranë.

Një derbi në futbollin e femrave që pa si triumfuese vajzat e Laçit. Pa shumë histori ata dominuan totalisht ndaj Kukësit. Rezultati flet vetë pasi në fund gjithçka u mbyll 5-0. Do ishte Shpella që do hapet llogaritë për ekipin e Laçit. E më pas do pasonte Markaj, ku pjesa e parë do mbyllej 2-0 në shifra.

Në pjesën e dytë ekipi i drejtuar nga Legata dhe Karma nuk do ndalte ritmin pasi do ishte Krasniqi që do çonte shifrat në 3-0. E ndërsa Markaj sërish do shënonte duke konfirmuar dopietën personale dhe shifrat 4-0. Gjithçka do vuloste goli i Cakes, për shifrat përfundimtare 5-0. Një duel që pritej të zhvillohej prej disa kohësh, por që ishte shtyrë dy herë.

E ndërsa kjo ishte e treta e vërteta për ekipin e Laçit. Ku puna e mirë po vijohet edhe këtë edicion që nga Atletik. Ndërsa tek Kukësi, apo ish-Murlani ose Juban Danja problematikat duken të mëdha. Dhe në këtë sezon pretendimet nuk duket të jenë aq ambicioze për këtë ekip. Ekip që në vitet e shkuara i ka dhënë tonin futbollit të femrave.
Emdri ÇINARI