Ardit Hoxhaj ishte padyshim njeriu i ndeshjes në sfidën Vllaznia-Skënderbeu e mbyllur me rezultatin 5-1. Sulmuesi vlonjat shënoi 4 gola duke i dhënë kështu fitoren skuadrës shkodrane. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, Hoxhaj u shpreh:

4 gola në një ndeshje? “Është emocion i madh dhe nuk e kisha menduar se do të shënoja kaq shumë gola brenda një ndeshje. Dua të falenderoj shokët e skuadrës për këtë arritje.

Doja më shumë të fitoja titullin kampion pasi është një ndjesi shumë e madhe. Nuk e kam menduar shumë golin, por jam munduar më shumë të jap assist dhe nuk e kam detyrim të dalë golashënues”.

Sezoni i duhur për të treguar veten? “Topi nuk është i ndeshjes pasi e kam marrë të pastër që ta firmosin të gjithë shokët e skuadrës.

Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur këtë vit, pasi kam bërë zgjedhje të gabuara në të kaluarën. Kam pasur oferta nga skuadra të tjera, por kam preferuar Vllazninën që të luaj e shpresoj që të arrij në një kampionat në Europë”.

Merakto e Vllaznisë? “Mendoj që edhe në këtë momente konkurrenca është e madhe dhe mendoj se kjo është gjë e mirë. Nuk besoj se do të bëhen shumë afrime pasi mund të prishet grupi e mendoj se do të bëhet një merkat e kujdsesshme”.