Autori i golit te fitores se sotme ndaj Bylisit- Ardit Hoxhaj ka firmosur për 2.5 vite me skuadrën e Vllaznisë, duke hedhur poshtë çdo zhurmë për trasferimin e tij të paktën për momentin.

Dosja.al ka zbulon një pjesë nga kontrata e fimrosur nga një prej lojtarëve më të lakuar në këtë merkato, falë paraqitjes shumë të mirë me skuadrën e Vllaznisë, por edhe për faktin se kontrata e tij e mëparshme skadonte në fund të sezonit.

Ofertat nga kampionati turk kanë qenë konstante, duke përfituar nga mungesa e kontratës afatgjatë e vlonjatit me skuadrën që kryeson kampionatin, madje ajo për të cilën u përfol një shifrë prej 250.000 eurosh për Hoxhajn, në të vërtetë për klubin shkodran ishte një ofertë qesharake prej 40.000 eurosh

Kjo edhe për faktin që kontrat e tij skadonte shumë shpejt dhe në fund të sezonit mund të largohej me parametra zero.

Tashmë Hoxhaj konfrimon edhe zyrtarisht besnikërinë me skuadrën shkodrane, duke firmosur rinovimin, kjo edhe një shenjë mirënjohje e tij ndaj asaj që po e ndihmon të rrisë vlerën dhe të shndërrohet në një prej më të kërkuarëve të merkatos. Tashmë edhe nëse do të ketë një ofertë tunduese për të, të paktën Vllaznia do të përfitojë disa para.