Ne ndeshjen e sotme ndaj Flamurtarit nuk ka luajtur per shkak te kartonave te verdhe. Ardit Krymi kishte plotesuar numrin kater te tyre dhe per rrjedhoje nuk ka mundur dot te jete ne fushe.
Para ndeshjes eshte pare te qendroje e te bisedoje ne pankine me trajnerin Jonuz nderkohe qe me pas, eshte ngjitur ne shkallet e stadiumit per ta ndjekur skuadren nga tribuna.
Por nderkohe me t’u degjuar vershellima perfundimtare e arbitrit Bajramaj, numri 6 i kuqebluve ka zbritur serish ne piste dhe me pas ka nisur stervitje duke zhvilluar per disa minuta vrapime rreth fushes.
I udhezuar nga stafi teknik se çfare duhej te bente, mesfushori Krymi ka bere ate çfare i kane thene duke mos humbur kesisoj nje seance stervitore.
Atij i duhet te jete gati per sfiden e se shtunes ndaj Laçit e cila eshte shume e rendesishme dhe prania e Krymit ne fushe eshte e domosdoshme pasi prej disa sezonesh ai eshte kthyer ne nje titullar te padiskuueshem ne formacionin kuqeblu.
www.shkodrasport.com