Basketbollistët e Vllaznisë janë kualifikuar për në finale të kampionatit. Ashtu siç pritej, gjithçka është mbyllur në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, atë të luajtur pasditen e sotme në “Ramazan Njala” të Durrësit. Objektivi është arritur megjithatë kuqeblutë e trajnerit Sarin nuk është se kanë zhvilluar ndonjë ndeshje perfekte. Atyre i ka mjaftuar perioda e katërt për të mundur Teutën, ndeshje që kishte rivalitet në shumicën e kohës.

Durrsakët përfituan nga një nënvlerësim i Vllaznisë për të rivalizuar dhe tentuar surprizën, por pa sukses. Çereku i fundit vulosi fitoren e Vllaznisë, që përmbysi shifrat dhe fitoi 87-62. Perioda e parë në fakt është mbyllur me fitoren e durrsakëve 23-21. Kjo natyrisht që ka vënë në lëvizje shkodranët për të përmbysur rezultatin dhe e fitojnë periodën e dytë 16-12 duke shkuar në pushim me 2 pikë avantazh. Vendasit nuk heqin dorë nga fitorja dhe ata e mbyllin periodën e tretë 17-11 duke kaluar rezultatin në favorin e tyre por vetëm kaq. 10 minutëshi i fundit flet tërësisht për shkodranët që fitojnë me rezultatin e thellë 29-10 dhe në këtë mënyrë, i gjithë takimi do të fitohej prej tyre me rezultatin 87-62.
© shkodrasport.com