Tifozët e Juventus nuk e kanë përmbajtur inatin pas publikimit në rrjetet sociale të uniformave të reja që lojtarët bardhezinj do të veshin sezonin e ardhshëm në ndeshjet që do të luajnë në shtëpi.
Gjigantët e futbollit italian, të njohur në të gjithë botën për vijat tradicionale në fanellë, nuk duhet të jenë aspak të kënaqur me reagimin që ka shkaktuar uniforma e sezonit 2019/20.
Në internet janë parë variante të ndryshme, por ka qenë njëri në veçanti që ka tërbuar tifozët e “Zonjës së Vjetër”. Në vend të vijave bardhezi në internet janë parë fanella të ndryshme me vetëm një pjesë të zezë dhe një të bardhë të ndara në mes.
Në fillim është injoruar, por pas publikimit të imazheve të tjera tifozët janë frikësuar nga ajo që kanë parë. Në një variant tjetër është një vijë rozë në mes, në nder të ngjyrave origjinale të klubit.
E themeluar në 1987-ën, Juventus ka luajtur fillimisht me ngjyrat rozë. Gjithçka ka ndryshuar gjashtë vite më vonë, me drejtuesit e klubit në atë kohë që kanë hequr dorë nga ajo ngjyrë, sepse zbehej pas çdo larje.
Një nga tifozët e bardhezinjve ka shkruar: “Është një shkatërrim për kultuën e klubit”.
Një tjetër ka qenë dakord: “Është një nga më të shëmtuarat në historinë tonë… ku janë vijat?”.