Pritja thuajse ka përfunduar. Akoma dhe dy ditë dhe do të njihet se cili mes River dhe Boca do të festojë dhe cili do të bëjë mirë të largohet nga qyteti. Gjithçka në 90’ minuta, sepse niset nga një situatë e barazisë absolute. Në finale e Coppa Libertadores, në fakt, sikurse kujton Clarin, nuk ekziston rregulli i golave në transfertë.

Kështu që River-it, aty dy gola në “Bombonera” do t’i shërbejnë shumë pak për në ndeshjen e ardhshme që do të luhet në “Monumental”. Nëse barazohet në 90’ minutat e rregullta, atëherë do të shkohet në kohën shtesë. Momenti kur ndeshja mund të shndërrohet akoma edhe më shumë interesante. Falë edhe rregullave të veçanta.

Duke ndjekur një ftesë të FIFA-s të eksperimentuar që në Lojërat Olimpike të Rio-s, Clarin raporton se në rast të shtyrjes së ndeshjes në kohë shtesë, atëherë të dyja ekipeve do t’u mundësohet nga një zëvendësim i katërt. Dhe jo vetëm në rast të dëmtimeve, sikurse mendohej fillimisht, por edhe për zgjedhje taktike.

Kështu që nëse Gallardo dhe Schelotto do të ezauronin të gjitha zëvendësimet Brenda 90 minutave, atëherë e dinë se do të kenë akoma një shans për të zëvendësuar nga një tjetër lojtar në kohën shtesë. Dhe nëse Superklasikja do të vendosej nga një prej zëvendësuesve të katërt, atëherë do të ndodheshim përballë një moment historik.

Sa i përket inovacioneve, në fakt, edhe penalltitë do të prezantojnë të tyren. Për të vlerësuar dhe gjykuar goditjet nga pika e bardhë e penalltisë do të përdoret ekskluzivisht VAR. Arbitri Cunha dhe kolegu që zakonisht pozicionohet në vijën fundore do të mbështeten nga kamerat.

Për të vlerësuar nëse topi ka hyrë në portë ose jo, por jo vetëm. Do të jenë edhe disa gjëra të tjera për tu vlerësuar me teknologjinë. Së pari, vrulli i futbollistëve. Nëse dikusht ndalet papritur, ose prek dy herë topin, atëherë penalltia do të përsëritet. I njëjti gjykim edhe për portierët, që do të duhet të bëjnë edhe më shumë kujdes që të mos lëvizin shumë nga vija fatale, duke konsideruar që do të monitorohen në deatj.

Situata në limite që mund të krijojnë më shumë se sa pak tensione. Kush do t’ja sqarojë ekzekutuesit të penalltisë deçizive se penalltia e tij mbase duhet rigjuajtur? Fundja, nga finalja më e çmendur e botës, pritet pikërisht kaq edhe më shumë!/telesport/