Legjenda e Chelsea-t Didier Drogba ka konfirmuar tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur pas një karriere 20-vjeçare të mbushur me suksese.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shënuar 164 gola në 381 ndeshje te Chelsea duke fituar katër herë Premier League dhe një trofe të Champions League.

Triumfi në Champions League erdhi në vitin 2012, kur Blutë mposhtën Bayern Munich falë golit të Drogba në fund të takimit.

https://twitter.com/FCBayernEN/status/1065688001861296128?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1065688001861296128&ref_url=http%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fmesazhi-i-bayern-per-lojtarin-e-terhequr-qe-i-theu-zemren%2F

Ndeshja eventualisht shkoi në kohë shtesë dhe Chelsea fitoi pas penalltive. Ishte një sfidë dramatike, ku Drogba i theu zemrën bavarezëve.

Por klubi gjerman tregon klasin e tij duke dërguar një mesazh drejt një prej qendërsulmuesve më të mirë të dy dekadave të fundit.

“Ti na theve zemrën njëherë, por duam të të urojmë për karrierën e mrekullueshme që ke kaluar.

“Gjithë të mirat në të ardhmen.”/telesport/