Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Mbrojtësi brazilian Andrey Yago është zyrtarisht futbollist i Egnatias. Pas largimit nga Vllaznia, 28-vjeçari ka arritur marrëveshjen me kampionët e Shqipërisë dhe ka firmosur kontratën e tij me klubin rrogozhinas.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se Yago ka mbërritur te skuadra e re dhe ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me Egnatian, duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik për Kupat e Europës dhe për sezonin e ri.
Braziliani ishte një nga lojtarët më të aktivizuar te Vllaznia gjatë sezonit të fundit, duke qenë një element i rëndësishëm në repartin defensiv.
Pas mbylljes së bashkëpunimit me kuqeblutë, aventura e tij vazhdon te Egnatia, skuadër që synon të mbrojë titullin kampion dhe të paraqitet denjësisht në arenën europiane.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


