Zyrtarizohet edhe përforcimi i tretë i kuqebluve në merkaton e verës. I rradhës që është prezantuar nga klubi Vllaznia ka qenë mbrojtësi kroat Bruno Brajkoviç. Gazeta “Shkodra Sport” në fakt e paralajmëroi pak orë më parë akordin me këtë futbollist, ndërsa tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi nga ana e vetë klubit.
“Mirë se vjen, Bruno Brajković!
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin kroat Bruno Brajković, i cili do të jetë pjesë e kuqebluve për sezonin e ri.
Mesfushori ka firmosur një kontratë 1+1, (me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër).
I urojmë Brunos suksese me fanellën e Vllaznisë dhe sa më shumë arritje së bashku në rrugën drejt objektivave tona.
Mirë se erdhe në familjen kuqeblu!”- shkruhet në këtë postim.


