Veleçiku drejt binjakëzimit me një ekip futbolli në Itali. Bëhet fjalë për klubin e Allumiere Roma. Këto ditë, te skuadra koplikase kanë mbërritur dy komplete sportive nga presidenti i klubit roman, Enriko Superki.

Iniciatori i dhurimit të kompleteve sportive dhe binjakëzimit mes dy skuadrave është gazetari sportiv nga Malësia e Madhe, Engjëll Gjolaj, i cili jeton në Itali.Skuadra Allumiere që bën pjesë në kategoritë inferiore dhe këtë sezon po bën një paraqitje shumë të mirë.

Presidenti i klubit është Enriko Superki dhe drejtor sportiv, Marko Rosi, të cilët këto ditë pasi dhuruan kompletet sportive, po kontaktojnë me presidentin e Veleçikut dhe njëkohësisht kryebashkiak i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj për binjakëzimin e klubeve.

Nga ky binjakëzim pritet që Veleçiku të përfitojë në bazë materiale dhe më vonë edhe për sa u përket lojtarëve.