Vllaznia fitoi ndeshjen direkte për Europën ndaj Kukësit dhe tani është edhe më pranë arritjes së objektivit, teksa sfida u vendos nga një gol i Mehdi Çobës në minutën e 95-të të takimit.
Megjithatë protagonist absolut i suksesit të kuqebluve, ishte mesfushori Ardit Krymi, i cili rikuperoi 13 topa, fitoi 13 nga 24 duelet ku mori pjesë dhe pati një saktësi pasimi prej 96%.
Kjo shifra e fundit eshte treguesi me i miri se numri 6 i kuqebluve ka fituar pjekurine e duhur ne te gjitha drejtimet dhe jo me kot eshte shnderruar ne nje lider te kesaj skuadre.
Mesfushori shkatërrues konfirmoi edhe njëherë se është padyshim pika më e fortë e kësaj Vllaznie, pasi i garanton ekuilibër në të gjitha fazat e lojës dhe është një digë e vërtetë para mbrojtjes.
Ne rastet e pakta kur ai mungon ne formacionin e Vllaznise, kjo gje ndihet menjehere sepse skuadra shkodrane eshte mesuar duke luajtur me te ne formacion prej 8 vitesh pa nderprerje.