Ditën  e sotme trajneri i kombëtares U-21 të Shqipërisë Alban Bushi ka shpallur listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian të U21, atë ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës, e cila do të zhvillohet me datë 10 tetor, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në këtë listë bën pjesë edhe mesfushori i Vllaznisë Ardit Krymi i cili vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm i ekipit shkodran. Përveç tij është grumbulluar edhe shkodrani tjetër, sulmuesi i Domzhales Rubin Hebaj. Kuqezinjtë do pretendojnë fitoren ndaj Islandës. Shqipëria bën pjesë në grupin e dytë sëbashku me Sllovakinë, Irlandën e Veriut, Spanjën, Estoninë dhe Islandën.

© shkodrasport.com