Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAris Ara, 'heroi' i Vllaznia U19 në fitoren dramatike ndaj Teutës

Aris Ara, ‘heroi’ i Vllaznia U19 në fitoren dramatike ndaj Teutës

Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia U19 arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Teutës, falë paraqitjes dhe golave vendimtarë të Aris Arës. 19-vjeçari shkodran ishte protagonisti absolut i takimit, duke shënuar dy gola, ndër të cilët njëri në minutat shtesë, që vulosi suksesin dhe siguroi tre pikë të arta për skuadrën kuqeblu.

Me vendosmërinë dhe instiktin e tij të golit, Ara tregoi edhe një herë pjekuri loje dhe shpirt gare, duke marrë mbi vete përgjegjësinë në momentet më të rëndësishme të ndeshjes.

Një element i veçantë i fitores ishte edhe asisti mjeshtëror i Amer Kthupit, i cili shërbeu saktë për njërin nga golat e Arës, duke treguar vizion dhe teknikë të lartë në mesfushë. Falë kësaj performance, Vllaznia U19 ruan ritmin në kampionat, teksa renditet në vendin e gjashtë në kuotën e gjashtë pikëve.

Ndërkohë, Akademia Vllaznia konfirmon edhe njëherë tjetër potencialin e brezit të ri kuqeblu, ku lojtarë si Aris Ara apo edhe të tjerë tregojnë se janë gati të marrin përgjegjësi dhe të bëjnë diferencën në fushë.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments