Futbollisti nigerian Nurudeen Orelesi ende nuk i është bashkuar skuadrës së Vllaznisë në Ulqin ku ajo është duke u stërvitur. Arsyeja është se atij i mungon viza për të hyrë në shtetin fqinj. Procedurat kanë 3-4 ditë që kanë nisur por 29 vjeçarit akoma nuk i është dhënë viza. Kjo për shkak të mungesës së konsullit malazez në Tiranë apo dhe ndonjë arsye e tillë e ngjashme.

Trajneri Gjoka e ka shprehur shqetësimin e tij për këtë gjë megjithatë ka deklaruar se nga dita e djeshme edhe Orelesi pritet t’i bashkohet skuadrës. Gjatë këtyre ditëve, futbollisti afrikan ka zhvilluar stërvitje individuale por gjërat do të ndryshojnë shpejt.

© shkodrasport.com