...
HomeKRYESOREArjan Peço: Nuk e kuptoj si mund të rrijë në stol Muçi,...

Arjan Peço: Nuk e kuptoj si mund të rrijë në stol Muçi, një lojtar si ai na mungon prej vitesh në Kombëtare

ish-futbollisti i Kombëtares, Arjan Peço, e konsideron të pakuptimtë pse nuk i është dhënë hapësirë sulmuesit Ernest Muçi nga trajneri Silvinjo. I ftuar dje në emisionin “Kampionët” në “TV Klan” në rolin e analistit, Peço theksoi se Muçi ka karakteristika të një sulmuesi që i mungon prej vitesh ekipit tonë kombëtar.

“Është normale që Silvinjo motivon ekipin në daljet për mediat. Nuk e kritikoj, por po analizojmë vetëm kampionatin Europian. Ne nuk jemi më të mirë sesa Italia, apo Spanja, apo Kroacia. E kam theksuar se rrethanat e ndeshjes me Italinë duhet të ishin interpretuar më mirë. Kundër Kroacisë dhe Spanjës luajtëm mirë. Vendosja e Bajramit në të majtë është një zgjedhje shumë e mirë.

Unë nuk arrij ta kuptoj pse Muçi nuk gjen vend në Kombëtare. Ai lëviz mirë mes linjave. Është nga ata lojtarë që nuk kemi pasur prej vitesh. Nuk i di prapaskenat e Kombëtares, por analizoj ndeshjet që shoh. Nuk e kuptoj si mund të rrijë në stol Muçi”, ka thënë ndër të tjera Peço.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.