Arjen Roben ka vendosur t’i japë lamtumirën Bajernit të Mynihut, por jo të tërhiqet nga futbolli në këtë moment. Lojtari holandez ishte përfolur kohët e fundit për një kalim të mundshëm tek Interi, por ai i ka thënë “Jo” Italisë.

Roben ka folur për “Bild”, ku ka shpjeguar se dëshiron të vazhdojë të luajë, por jo me Bajernin dhe as në Itali.

Një nga opsionet më të mundshme për sulmuesin e krahut është që të kalojë te Toronto FC në Kanada, kurse alternativa janë Groningeni në Holandë, apo edhe PSV Eindhoveni po në këtë kampionat.

Roben ka theksuar gjithashtu gjatë intervistës për prestigjiozen gjermane se nuk i ka marrë në konsideratë ofertat nga Japonia. /Vipsport/