Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 26-të e deri në javën e 28-të dhe kur do të luhen ndeshjet e dyta çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Java e 26-të e “Abissnet Superiore” do të luhet më datë 1 dhe 2 mars dhe padyshim qe vemendja e te gjitheve ne javen e ardhshme do te jete e perqendruar tek “klasikja” Vllaznia- Tirana e cila do te luhet te shtunen ne ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Ndërsa në mesjavë do të zhvillohen takimet e dyta çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste.

Më pas, java e 27-të e “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën (10 mars) dhe të hënën (11 mars), ndërsa java e 28-të është e programuar për t’u zhvilluar në fundjavë më 16 dhe 17 mars.


ABISSNET SUPERIORE

JAVA 26

Laçi-Skënderbeu 01.03.2024 13:30

Egnatia-Dinamo City 01.03.2024 13:30

Partizani-Kukësi 01.03.2024 17:00

Vllaznia-Tirana 02.03.2024 17:00

Teuta-Erzeni 02.03.2024 17:00

JAVA 27

Erzeni-Partizani 10.03.2024 14:00

Tirana-Egnatia 10.03.2024 17:00

Kukësi-Laçi 11.03.2024 14:00

Dinamo City-Teuta 11.03.2024 17:00

Skënderbeu-Vllaznia 11.03.2024 17:00

JAVA 28

Erzeni-Laçi 16.03.2024 14:00

Teuta-Partizani 16.03.2024 17:00

Skënderbeu-Egnatia 16.03.2024 17:00

Kukësi-Vllaznia 17.03.2024 14:00

Tirana-Dinamo City 17.03.2024 17:00


KUPA E SHQIPËRISË FAZA ÇEREKFINALE

Egnatia-Laçi 05.03.2024 13:30

Partizani-Kukësi 05.03.2024 17:00

Tirana-Teuta 06.03.2024 13:30

Vllaznia-Erzeni 06.03.2024 17:00