Gjate ndeshjes se sotme ka vuajtur shume. Fillimisht ne pritje te golit aq shume te deshiruar. Me pas i pezmatuar nga ai gol i miqve, por besimin e kishte perbrenda. Besonte tek ekipi qe ka ndertuar dhe ne fakt ai “ia shperbleu”. Shenoi dy gola njeri pas tjetrit brenda 4 minutash dhe si rrjedhoje Basania ka fituar 2-1 ndaj FC Arnisa.

Presidenti Ermir Shimaj e kemi pare te hidhet perpjete nga gezimi ne te dy rastet e golave te skuadres se Basanias dhe ne fund eshte perqafuar me futbollistet dhe stafin teknik. I pyetur per keto emocione, ai do te pergjigjej:

“Nuk jam vetëm president, jam edhe tifoz, kështu që e dua këtë skuadër, këtë projekt, e mbështes, prandaj emocionet nuk mund t’i shmangim. Shpresojmë që t’i rikuperojmë edhe gabimet dhe të ecim në rrugën e duhur.

Jemi skuadër shumë ‘qytetare’ nganjëherë, por skuadra tregoi se ka forcë për të reaguar dhe arriti ta kthente lojën. Duke pasur parasysh cilësinë e skuadrës, kisha besim se do ta kthenim rezultaltin”.

Te plote prononcimin e presidentit te BASANIA FC Ermir Shimaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: