Ne ndeshjen e djeshme te kampionatit te 15 vjeçareve ne mes Vllaznise dhe Laçit, ka rene ne sy me performancen e tij nje futbollist nga ekipi shkodran. E kemi fjalen per sulmuesin Seralb Hotaj.

Jo se shenoi dy gola ne kete ndeshje, por me lojen e tij ai ka treguar aftesi shume te mire si fizike ashtu edhe teknike. Nje futbollist qe e njeh mire porten kundershtare, luan mire me topin dhe po ashtu e njeh edhe lojen ne ajer.

I datelindjes 25 shtator 2007, Seralbi e ka nisur karrieren e tij si futbollist tek Veleçiku teksa ka spikatur me paraqitjet e tij dhe jo me kot ka qene vazhdimisht edhe pjese e ekipeve kombetare rajonale.

Madje vitin e kaluar eshte grumbulluar edhe nga kombetarja U15 sepse stafi teknik i saj kane pare tek ky lojtar disa elemente qe premtojne per te ardhmen.

Sivjet nderkohe eshte bashkuar me Akademine Vllaznia dhe eshte pjese e ekipit U15 qe drejtohet nga trajneri Brikeno Bizi. Dy golat e shenuar diten e djeshme ne ndeshjen me Laçin, kuptohet qe do te pasohen nga te tjere ne te ardhmen.

Hotaj i ka te gjithe elementet e nje sulmuesi cilesor dhe duke punuar fort ne stervitje, me siguri qe ka per te ecur me perpara ne karrieren e tij. Fillimi duket i mbare dhe tashme duhet te presim per vazhdimesine e tij./SHKODRA-SPORT.COM/