Sot do te grumbullohet kombetarja U19 e Shqiperise dhe pjese e lojtareve qe do te vihen ne dispozicion te trajnerit Kreshnik Krepi eshte edhe futbollistja shkodrane Iris Armoku. Ajo luan ne repartin e sulmit dhe gjate ketyre viteve ka spikatur me performancen e saj.

Luan futboll prej 5 vitesh teksa fillimisht eshte rregjistruar tek ekipi The Door me te cilin ka luajtur per nje sezon, per te kaluar me pas tek AAS. Me kete te fundit spikat me paraqitjet e saj dhe si rrjedhoje, Apolonia e beri pjese te saj ne sezonin e kaluar.

Ndersa sivjet ka vendosur te rikthehet serish ne Shkoder teksa i eshte bashkuar ekipit “Atletik”, me te cilin ka luajtur ne keto dy ndeshjet e para te kampionatit, duke shenuar edhe nje gol, ate ndaj ekipit te Murlanit.

“Shkodra Sport” e ka kontaktuar Irisin per te mesuar prej saj arsyet pse vendosi te rikthehej ne Shkoder, synimet e saj me kombetaren dhe ekipin e ri. Ja si eshte shprehur ajo ne biseden me gazetaren Fabiola Caka:

– Iris, pas nje sezoni me Apolonine, cila ishte arsyeja e rikthimit ne Shkoder?

Provova vitin e kaluar te luaj per skuadren e Apolonise per te provuar veten, por ndryshimet e medha si largesia me familjen apo edhe shkollimi ishin kushte te papershtatshme per nje 18 vjeçare si une. Prandaj vendosa te kthehem ne qytetin tim, per te luajtur me skuadren ku jam rritur, per te vazhduar karrieren time.

-AAS ka marre tashme emrin “Atletik Club”. Sa kane ndikuar keto ndryshime tek ju dhe pjesa tjeter e skuadres?

Mendoj se ky ndryshim ishte i nevojshem per ecurine e ekipit. E them me shume siguri se ka ndikuar per mire, pavaresisht se rezultatet duan kohen e tyre. Duhet theksuar se mosha mesatare e ekipit tone eshte rreth 16-17 vjeç. Ajo çfare ka rendesi per ne eshte te kemi nje fryme te mire bashkepunimi dhe perkushtimin per te arritur objektivat.


-Cilat jane pretendimet e “Atletik Club” per sezonin e ri?

Pretendimet e ketij sezoni jane te tregohemi sa me profesioniste, te punojme me seriozitet dhe me vone do vijne edhe rezultatet.

-Gjithashtu jeni edhe pjese e Kombetares U19. Si eshte per ju te mbani veshur fanellen kuq e zi?

Kenaqesia e te veshurit te faneles se Kombetares nuk ka te pershkruar. Kete arritje e vleresoj si shperblimin e nje pune te palodhshme te bere gjate viteve.

-Cilat jane objektivat qe deshiron te arrish ne te ardhmen?

Objektivi kryesor i karrieres time eshte te vazhdoj te perfaqesoj denjesisht vendin, pa lene mbrapa edhe ekipin pjese e te cilit jam, bashke me vajzat e tjera te cilat sakrifikojne dhe i perkushtohen jashtezakonisht pasionit te tyre.
Intervistoi: Fabiola CAKA