Ekipi i te rinjve siç eshte quajtur gjithmone apo U19 keto vitet e fundit, ka qene gjithnje ne vemendjen e specialisteve te futbollit, te tifozeve por edhe e shume te tjereve sepse aty mendohet te jete e ardhmja.

Sidomos tek Vllaznia, syte jane me shume te perqendruar tek kjo grupmoshe ngaqe shumekush eshte i interesuar te dije se cilat jane elementet qe premtojne shume per te ardhmen.

“Shkodra Sport” ne bashkepunim me mikelthepina.com kane hapur ditet e fundit nje sondazh me lexuesit e saj per te mesuar ne lidhje me lojtarin e preferuar te tyre nga ekipi Vllaznia U19.

Kohezgjatja e mbajtjes hapur te ketij sondazhi ka qene e shkurter megjithate kane votuar 1000 vete dhe ne perfundim te tij fitues eshte shpallur mesfushori Arjet Bizi. Ai eshte shpallur si “LOJTARI I PREFERUAR NGA EKIPI VLLAZNIA U19” sepse per te kane votuar 457 vete.

Ne vend te dyte nderkohe eshte renditur sulmuesi Ardit Nikaj i cili ka marre 406 vota dhe ne vend te trete eshte mesfushori Eraldo Deda me 251 vota.

Kuptohet qe ky eshte nje sondazh thjesht per te mesuar preferencat e tifozeve per lojtaret e ketij ekipi, por kjo kurrsesi nuk do te thote se cili eshte futbollisti me aftesite me te mira dhe qe premton me shume per te ardhmen.
www.shkodrasport.com