Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE BOKSArjon Kajoshi dhe Krenar Zeneli shpallen fitues në në turne në Itali

Arjon Kajoshi dhe Krenar Zeneli shpallen fitues në në turne në Itali

Boksierët shqiptarë, Krenar Zeneli dhe Arjon Kajoshi kanë treguar muskujt në prag të eventeve të ardhshme. Dy sportistët arritën të fitonin një duel miqësor të zhvilluar ditën e sotme në shtetin fqinj, Itali.

Në eventin e zhvilluar në qytetit e Foggia morën pjesë 5 boksiere shqiptarë, të cilët u përballen me 5 kundërshtarë nga qyteti italian.

Në përbërje të ekipit shqipëtar ishin: Krenar Zeneli i peshës 56 kilogram, Senad Drini 69 kilogram, Ernest Sula dhe Arjon Kajoshi në kategorinë 75 kilogram dhe Jurgen Kullashi në kategorinë 91 kilogram.

Fitoret e Zenelit dhe Kajoshit ne kete turne padyshim qe tregojne vlerat e ketyre dy boksiereve te cilet muajin e ardhshem do te marrin pjese ne aktivitete te tjera te rendesishme nderkombetare dhe ku padyshim qe do te synojne te bejne historine e ketij sporti.

Ne fakt Zeneli e ka arritur nje sukses teksa vitin e kaluar ne Lojerat Mesdhetare eshte renditur i dyti duke marre medaljen e argjendte dhe kuptohet se nuk do ta lere vetem me kaq sepse do tentoje fitore te tjera, bashke edhe me shkodranin Arjon Kajoshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments