Erzeni është ekipi i dytë finalist i Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Skuadra shijakase mundi 3-0 Vllazninë në gjysmëfinalen e dytë të luajtur mbrëmjen e sotme në “Feti Borova”, duke prerë një biletë për në finalen e madhe, ku do të përballet me Partizanin.

Ndonëse pritej një sfidë më e fortë mes dy prej ekipeve më të mira, të përforcuara në merkaton e janarit dhe që kryesojnë renditjen, në fushë dominoi Erzeni

ë trija setet janë fotokopje të njëra-tjetrës, me shijakasit që shkëputeshin gradualisht nga pika në pikë, duke patur një epërsi prej 4-6 pikësh. Vllaznia kalonte hera-herës momente “boshe”, duke humbur terren dhe më pas nuk ishte më në gjendje të rikuperonte.

Kjo e bënte edhe më të lehtë fitoren e Erzenit, që në të trija setet kishte epërsi në fushë, duke e merituar fitoren. Ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të luhet të djelën në mbrëmje, ora 19:30 në “Feti Borova” (3 mars 2019).

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinale meshkuj (2 mars)

Partizani – Tirana, 3-0 (26-24, 25-21, 25-22)

Erzeni – Vllaznia, 3-0 (25-21, 25-21, 25-17)

Kupa e Shqipërisë – Finale (3 mars)

Femra: Partizani – Mirdita, ora 17:00

Meshkuj: Erzeni – partizani, ora 19:30