Lokomotiva e Zagrebit ndal “arratinë” e Dinamos së Zagrebit dhe kjo falë talentit të kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni. 23 vjeçari realizoi golin e vetëm në barazimin 1-1 të derbit të Zagrebit.

Sulmuesi kuqezi realizoi një gol me mjaft vlera në minutën e 79-të të takimit, duke vendosur ekuilibrat. Pak minuta më parë Olmo kishte kaluar në avantazh Dinamo Zagreb.

Ky ishte goli i 7-të i Uzunit në kampionatin elitar në Kroaci, që prej transferimit të tij në verë nga Laçi./newsport/