Boksieri shkodran Arjon Kajoshi do te ngjitet serish ne ring. Kete here ne ate te Tuzit ne Mal te Zi, pikerisht duke u bere pjese e nje mbremjeje fantastike qe pritet te jete ajo ne mes shqiptareve te kesaj treve.

Organizatoret kane menduar qe krahas boksiereve vendas, te jete i pranishem me nje ndeshje edhe nje shqiptar dhe stafi i Vllaznise ka perzgjedhur pikerisht Kajoshin.

Ai do te kete perballe boksierin nga Bosnje- Hercegovina Edis Dzambas i cili ka nje numer te madh ndeshjesh ne boksin profesionist. Nga ana tjeter, per shkodranin kjo do te jete hera e nente qe do te zhviloje nje ndeshje te tille.

Arjon Kajoshi deri tani ka zhvilluar 8 ndeshje, te cilat i ka fituar te gjitha, madje 6 prej tyre me nokaut. Per momentin boksierin shkodran renditet ne vendin e 299-te ne bote dhe sigurisht qe sot do te kerkoje fitoren e 9-te rradhazi, per t’u rritur edhe me shume ne kete renditje.
Gjergj KOLA