Ashtu siç ishte paralajmeruar, ekipet e Akademise Vllaznia gradualisht do te nisin punen te gjitha. Pas ekipit U21, U19, U17 dhe U16, nga dita e hene do te nisin punen edhe tre ekipe te tjera te saj.

Behet fjale per ekipet U15, U14 dhe U11. Njekohesisht klubi shkodran ka bere te ditur edhe emrat e trajnereve qe do t’i drejtojne keto ekipe teksa nuk ka asnje “emer te ri”, por te gjithe jane pjestare te meparshem te kesaj Akademie.

Keshtu, ne krye te ekipit U15 eshte “graduar” Denis Zmijanej qe sezonin e kaluar ka qene zevendestrajner me ekipin U17. Me ekipin U14 trajner eshte caktuar Brikeno Bizi qe sezonin e kaluar ka drejtuar ekipin U13, ndersa Ylad Pirani do te vazhdoje te drejtoje ekipin U11.

Ne kete menyre ka nisur te marre forme e gjithe struktura e trajnereve te Akademise Vllaznia per sezonin 2023-2024 teksa kane mbetur per t’u caktuar edhe trajneri i ekipit U13 dhe ato te moshave te vogla.

Drejtuesit e klubit kane menduar qe te ndryshojne disa gjera kete vit, duke nisur nga drejtimi i Akademise teksa pritet qe ne ditet ne vijim ne krye te saj te emerohet nje i huaj./SHKODRA-SPORT.COM/