Vllaznia po behet gati tashme per sfiden e sotme ndaj Kukesit dhe stafi i saj teknik ka gati formacionin dhe gjithçka tjeter qe ka te beje pergatitjen e kesaj ndeshje.

E reja e formacionit per kete perballje shume te veshtire, mesa duket do te jete aktivizimi i Arlind Kalajes ne rolin e sulmuesit anesor.

Ai do te zere vendin e Ardit Hoxhajt qe mungon ne kete takim per shkak te ndeshkimit me karton te kuq ne ndeshjen e kaluar me Teuten.

Per Kalajen kjo eshte ndeshja e tij e pare qe do ta luaje si titullar me Vllaznine ne kete sezon. 25 vjeçari edhe dje ne konferencen per shtyp u shpreh se do te beje me te miren e mundshme qe skuadra ta marre rezultatin e duhur edhe ne kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/