Superiorja do të luajë ditën e shtunë ndeshjet e fundit për këtë sezon. Të gjithë skuadrat do të zbresin në fushë në orën 16:00 për të bërë mes tyre lloagritë e javës s ë36-të të kampionatit.

Egnatia, Partizani dhe Vllaznia janë skuadrat që kanë siguruar një vend në “Final – Four”, ndërsa Laçi shkon në “Play-Out” , teksa Erzeni dhe Kukësi kanë rënë në Kategorinë e Parë. E vetmja enigmë që mbetet të zgjidhet në javën e fundit është vendin i 4-të në “Final – Four”.

Për këtë pozicion janë 4 ekipe që do të luftojnëpr biletën e fundit, me Vllazninë që ka në dorë fatet e skuadrave. Shkodranët do të presin në “Loro Boriçi” ekipin e Skënderbeut, me kroçarët që aktualisht kanë në ‘pronësi’ vendin e 4-të me 48 pikë, me nga 47 ndjekin Tirana, Teuta dhe Dinamo.

Nëse skuadra e Ivan Gvozdenovic siguron 3 pikët ndaj shkodranëve atëherë nuk od të kishte aspak rëndësi për ekipet e tjera, pasi korçarët do të mbanin vendin e 4-të. Por skenari nëse Skënderbeu barazon apo humbet atëherë duhet të bëhen disa llogari të tjera.

E marrim të mirëqenë humjen e Skënderbeut dhe fitorja e Tiranës ndaj Egnatias do të çonte bardheblutë në “Final – Four” dhe nuk do të kishte fare rëndësi rezultati i sfidës direkte mes Teutës dhe Dinamos. Tirana do të renditej e katërta dhe nëse marrin një barazim me rrogozhinasit, kombinuar me humbjen e Skënderbeut dhe një barazim mes Teutës dhe Dinamos